Derbi i fqinjëve, midis Erzenit dhe Teutës, është rikthyer të shtunën në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Në Kategorinë Superiore, pas 19 vitesh mungesë dhe takimi i vlefshëm për javën e 3-të, është luajtur pikërisht në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, edhe pse pritës ishin shijakasit. Rasti i parë i takon Erzenit, me Ademit që godet brenda zonës, por topi ndalet në rrjetën e jashtme në minutën e 10-të, ndërsa 3 minuta më pas, Sadiki rrezikon të shkaktojë autogol, por Xhika tregohet i vëmendshëm. Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do të jetë në vijim e vaktë, pa raste për t’u shënuar dhe me një lojë nën nivelin mesatar e, për rrjedhojë ajo do të mbyllet me rrjeta të paprekura, edhe pse skuadrat e kanë rritur ritmin në minutat e fundit, por pa bërë dot dallimin. Pjesa e dytë ka parë Erzenin që bën një lojë më të mirë dhe Alan, provon, por pa rezultat, në minutën e 48-të, ndërsa në të 64-tën, Kuro ndërhyn ndaj Iljazit dhe shijakasit pretendojnë për 11-metërsh, por ndërhyrja është dukshëm jashtë zone. 6 minuta më vonë, Erzeni e ka gjetur golin, me anë të Nonatos, por kryesori Beqiraj e ka anuluar atë, për pozicion jashtëloje. 20 minutat e fundit të kohës së rregullt kanë qenë sërish të vakëta dhe nuk kanë sjellë ndryshim në rezultat, e Erzeni dhe Teuta janë ndarë me një barazim të bardhë, duke u detyruar të kënaqen me nga një pikë secila.https://sport.rtsh.al/artikull/erzeni-dhe-teuta-te-paqte-ne-derbi
Erzeni dhe Teuta, “të paqtë” në derbi
RELATED ARTICLES