Kantieri i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, do të transformohet rrënjësisht, duke u zgjeruar e përmirësuar parametrat, për të garantuar që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa asnjë problematikë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi sot nga afër punimet në këtë aks rrugor. Balluku u ndal në planin për ndërtimin e Korridorit të VIII. “Ne kemi një plan të madh për sa i përket rrjetit të Korridorit të VIII, si me hekurudhën ashtu dhe me infrastrukturën rrugore. Duhet pasur parasysh se është një nga korridoret më të rëndësishme dhe tashmë i njohur edhe nga NET COR-e i BE-së në fillim të muajit nëntor”, tha Balluku. Balluku informoi se tashmë është nënshkruar edhe një memorandum me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për të bashkërenduar përpjekjet për të gjetur financimin. “Duke u bërë Korridori i VIII, pjesë e NET CORe të BE-së kemi mundësi përfitojmë nga grantet e BE-së për infrastrukturën sidomos atë hekurudhore”, tha Balluku. Ky segment, theksoi Balluku është edhe segmenti i parë i Korridorit. Balluku bëri të ditur se, “rruga është e kategorisë B me 2 korsi nga secili krah me ndarëse korsie dhe të gjithë parametrat rrugore”. Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi bëri të ditur se sot punimet po vijojnë në nyjen dalëse të Xibrakës. “Punimet nuk përfshijnë vetëm zgjerimin e rrugës ekzistuese, por edhe daljen në një aks të ri të rrugës për shkak të rritjes së fluksit, ndërsa parashikohet edhe përmirësimi i parametrave të rrugës dhe i shpejtësisë së lëvizjes”, tha Berberi. Njëkohësisht kreu i ARRSH-së u shpreh se krahas rrugës po investohet edhe për mbrojtjen nga përmbytjet, pasi kantieri është në afërsi të shtratit të lumit Shkumbin. Këtu zv/kryeministrja Balluku informoi se asnjëherë nuk ka pasur investim në këtë shtrat lumi për depozitimet Balluku bëri të ditur se, “ka filluar puna për kryerjen e studimit të ndërtimit edhe të bajpasit të Elbasanit, ndërsa do të nisë puna menjëherë edhe për sigurimin e fondeve”. ATA
Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on