Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, me rastin e Javës Kulturore Kineze u çel ekspozita e fotografive historike kino-shqiptare. Përmes fotove, kjo ekspozitë pasqyron miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy popujve. Ekspozita u çel në praninë e personaliteteve nga fushat e artit dhe diplomacisë, si dhe të të ftuarve dhe qytetarëve nga Tirana. I pranishëm në këtë veprimtari, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë, Zou Ding, shprehu mirënjohjen për realizimin e kësaj ekspozite fotografiko-historike, ku janë fiksuar çaste mbresëlënëse dhe të çmuara nga miqësia mes dy vendeve tona. Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, tha se është nder dhe kënaqësi që hapja e Javës Kulturore Kineze përurohet në Muzeun Historik Kombëtar. Më tej ai vuri në dukje se Shqipëria dhe Kina janë dy partnerë të rëndësishëm edhe në fushën e artit e të kulturës, duke nënvizuar se, herë pas here, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës, në Muzeun Historik Kombëtar janë organizuar mjaft veprimtari që kanë bërë të njohura për publikun thesaret e trashëgimisë kulturore. Ambasadori kinez shpërndau gjatë kësaj ceremonie një album grafikësh e skulpturash të “Skulptorit të Popullit”, Mumtas Dhrami, album i realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Kinës dhe që përmbledh punë të artistit, të realizuara gjatë qëndrimit të tij në Republikën Popullore Kineze, në 1967. “Ftuam posaçërisht Z.Dhrami, skulptorin dhe piktorin e njohur që mori pjesë në 18-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1967, për të ardhur në skenë dhe për të na sjellë albumin e tij të shkëlqyer. Kanë kaluar 55 vite nga vizita e fundit e Z.Dhrami në Kinë. Kina ashtu edhe Shqipëria kanë patur ndryshime të tyre, por miqësia mes dy vendeve është mbetur të palëkundur dhe bërë edhe më të fortë me kalimin e kohës”, u shpreh ambasadori kinez. Ekspozita në Muzeun Historik Kombëtar do të qëndrojë e hapur për vizitorët përgjatë gjithë javës kulturore kineze.https://ata.gov.al/2022/09/28/ekspozite-e-fotografive-historike-kino-shqiptare/
Ekspozitë e fotografive historike kino-shqiptare
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on