Saturday, March 15, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIASHSH, grupe pune për aktivitetet kërkimore

ASHSH, grupe pune për aktivitetet kërkimore

Komisioni i mjekësisë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Seksionin e Shkencave Natyrore dhe Teknike, mbajtën një mbledhje me tematikën “Paraqitje dhe diskutim mbi aktivitetin kërkimor në fushat e mjekësisë në Shqipëri”. Mbledhja u drejtua nga prof. akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Kryetari i komisionit të mjekësisë, prof. akad. Genc Sulçebe. Paraqitja mbi aktivitetin kërkimor në fushat e mjekësisë në Shqipëri e drejtuar nga prof. Alban Ylli në Institutin e Shëndetit Publik, u krye nga dr. Dorina Toçi, Departamenti i Performancës Shëndetësore dhe Sëmundjeve Joinfektive. U paraqit kandidatura e prof. asoc. Erda Qorri për anëtare e komisionit të mjekësisë si dhe e dr. Bashkim Kadriut si bashkëpunëtor i jashtëm i Komisionit të Shëndetësisë. Paraqitja e projektit kërkimor mbi “Depistimin e kancerit të mushkërisë në Shqipëri” u bë nga prof. Perlat Kapisyzi. Në takim u vendos që të ngrihet një grup pune i organizuar nga prof.Arjan Harxhi dhe prof.asoc. Alban Ylli, i cili do të hartojë një studim te plotë mbi aktivitetet kërkimore në fushat e mjekësisë në Shqipëri. Për këtë, nga prof. Arjan Harxhi dhe prof.asoc. Alban Ylli do të propozohet një projekt studimor, i cili do i dërgohet Kryesisë së ASHSH për miratim. Gjithashtu u miratua me unanimitet propozimi i prof. asoc. Erda Qorri si anëtare e komisionit të mjekësisë së ASHSH, dhe i dr. Bashkim Kadriut si bashkëpunetor i jashtëm i këtij komisioni. Nga komisioni u miratua projekti kërkimor mbi “Depistimin e kancerit të mushkërisë në Shqipëri”, paraqitur nga prof. Perlat Kapisyzi dhe iu la detyrë prof. Perlat Kapisyzit të ngrejë grupin e punës, i cili do të hartojë fizibilitetin dhe projektin financiar dhe të burimeve njerëzore të nevojshëm për implemetimin e këtij projekti.https://ata.gov.al/2022/09/28/komisioni-i-mjekesise-i-ashsh-grupe-pune-per-aktivitetet-kerkimore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ