Friday, March 28, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozita e Ardian Isufit në Teatrin Kursaal të Barit

Ekspozita e Ardian Isufit në Teatrin Kursaal të Barit

Artisti shqiptar Ardian Isufi, ka përgatitur një ekspozitë vetjake në mjediset e Teatrit Kursaal, në Bari të Italisë. Ekspozita është kuruar nga Gaetano Centrone ndërsa projekti drejtohet nga Elton Koritari. E titulluar “Ëndërr metalurgjike”, ekspozita vjen si një kurorëzim i punës së realizuar në ekspozitat e fundit “Fraktura” (ndërhyrje specifike në burgun e Spaçit, Shqipëri 2023) dhe “Konspiracioni i Tiranës” (Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2022). Kjo ekspozitë synon të rikthejë në mënyrë gjithëpërfshirëse kërkimin e artistit, figurën e tij dhe veprën e gjerë, dhe në të njëjtën kohë të nënvizojë pozicionin e urës me Lindjen që Pulia mban historikisht në Mesdhe.

“Ekspozita e Barit është më përfaqësuese dhe domethënëse se kurrë, duke riinterpretuar marrëdhëniet kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë në dy brigjet e Adriatikut”, shkruan Arte.it Ekspozita konsiston në një instalacion të lëvizshëm gjë që i përshtatet sallave të Teatrit Kursaal, i rinovuar së fundmi. Ardian Isufi ka marrë pjesë në shumë aktivitete ekspozuese kombëtare dhe ndërkombëtare, nga Evropa në Kinë e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është profesor në Universitetin e Arteve të Tiranës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ