Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALEDroni edukues dokumenton shkeljet

Droni edukues dokumenton shkeljet

 “Droni Edukues” qëndron në ajër rreth 20 minuta. Ai filmon dhe dokumenton shkeljet rrugore dhe synimi nuk është masa administrative, por ndërgjegjësimi i qytetarëve. Kështu u shpreh gjatë një intervistë televizive Gerhard Baka, oficer i Policisë Rrugore.

Ai ka dhënë detaje mbi përdorimin e dronit edukues, si mjet që shton sigurinë rrugore. Ai tha se droni edukues është një nga shumë risitë teknologjike që Policia e Shtetit ka inkorporuar në punën e saj të përditshme për të rritur sigurinë rrugore dhe jo vetëm.

“Droni funksionon live. Ai bën jo vetëm identifikimin, por dhe ndjek automjetin që ka kryer shkeljen. Gjoba vendoset nga oficeri i policisë rrugore, që është në patrullim, pasi përmes pamjeve të siguruara nga droni, dokumentohet shkelja dhe i vendoset masa drejtuesit të mjeteve. Nëse drejtuesi i mjetit ka ankesa, atij apo asaj i tregohet pamja e filmuar nga droni, por deri më tani s’kemi patur ankesa”, vijon Baka.

“Koha e filmimit është 20 minuta, por kjo nuk do të thotë që droni qëndron 20 minuta në ajër, konstaton shkeljet, ulet dhe ngrihet sërish më vonë. Nuk është problemi a të kapë droni apo jo, e rëndësishme është ndërgjegjësimi, sepse në kryqëzime janë policët rrugorë që mbikëqyrin qarkullimin”, tha ai.

Ai tha se “janë shtuar metodat për kapjen e shkelësve. Digjitalizimi ka bërë që edhe ne, si trupë policore të vijojmë të azhornohemi me teknologjinë e fundit, duke pasur metoda të sofistikuara në lidhje me kundërvajtësit rrugor që përfshinë dhe këmbësorët, por edhe përdoruesit e mjeteve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ