Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEDrejt përfundimit shpërndarja e teksteve shkollore

Drejt përfundimit shpërndarja e teksteve shkollore

Veç gëzimit për nisjen e vitit shkollor, muaji shtator shoqërohet edhe me disa shpenzime më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare. Ashtu siç e do tradita çdo gjë duke nisur nga mjetet shkollore, veshjet por ndonjëherë edhe çanta e shkollës duhen të reja. RTSH u interesua në kancelaritë dhe tregjet e kryeqytetit. Duke marrë çmimin mesatar të çdo produkti dhe rezulton se për një fëmijë, prindërit duhet të shpenzojnë rreth 15 mijë lekë. Në shkolla është drejt përfundimit shpërndarja e teksteve shkollore. Edhe pse ato janë ofruar falas për nxënësit e klasave e para e deri në të 9-ta, shumë prindër preferojnë që një pjesë tyre t’i blejnë të reja. Kërkesa për tekste të reja vihet re edhe në libraritë e kryeqytetit ku interesi është i madh. Institucionet arsimore shpërndajnë libra të reja vetëm për nxënësit e klasave të para dhe të pesta. Mësuesit kujdestare njoftojnë se vetëm një numër i vogël teksesh kanë mbetur ende pa u shpërndarë. Deri në fund të kësaj jave, parashikohet që të gjithë nxënësit të jenë pajisur me të gjithë tekstet shkollor dhe familjaret të bëjnë të gjitha blerjet e nevojshme përsa i takon artikujve shkollor me qellim që gjithçka të jetë gati me 12 shtator kur dhe do të nis viti i ri shkollor.https://lajme.rtsh.al/artikull/pergatitjet-per-vitin-e-ri-shkollor-drejt-perfundimit-shperndarja-e-teksteve-shkollore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments