Trenat janë fokusuar në gjeneratën e së ardhmes duke krijuar sa më shumë komoditet për pasagjerët. Hekurudha kombëtare austriake ka zbuluar sfidën e saj të re ku do të krijojë tren për pasagjerët me dhoma të mirëfillta gjumi, duke krijuar kushtet e një dhome hoteli apo edhe suite. Ky shërbim do të hyjë në funksion në verën e 2023. Një tren NightJet do të përfshijë krevate të rehatshme, kënd për t’u ulur, ndriçim të ambientit dhe dyer të rrëshqitshme duke krijuar një gjeneratë e re trenash nate për të maksimizuar komoditetin dhe privatësinë e pasagjerëve që lëvizin nëpër Europë. Rrugët që treni NightJets pritet të udhëtojnë janë në Vjenë, Budapest, Berlin, Milano, Romë dhe Zyrih. Çdo tren është i aftë të transportojë 254 pasagjerë dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 230 kmh. NightJet ka premtuar se çmimet e tij do të jenë konkurruese me biletat nga 50 deri në 100 euro. Investimi i parë do të kushtojë 700 milionë euro dhe do të nis udhëtimin në verë të 2023, ndërsa flota e plotë e trenave për udhëtim natën do të plotësohet deri në fund të 2025.https://lajme.rtsh.al/artikull/trenat-do-ofrojne-suita-per-te-fjetur-per-pasagjeret-sherbimi-nis-ne-austri-ne-2023
Trenat ! Shërbimi nis në Austri në 2023
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on