Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Dita e shtegtarëve” në Lezhë

“Dita e shtegtarëve” në Lezhë

“Festë në Shtëpi”, janë emërtuar aktivitetet e përnatshme që po organizon bashkia e Lezhës, me rastin e kthimit të emigrantëve në shtëpitë e tyre, për pushime verore. Këto evente të përnatshme kulmuan me 15 gushtin, me festën tradicionale të quajtur “Dita e Shtegtarëve”, e cila nuk solli vetëm argëtim, muzikë, shërbim dhe festë por së pari, nderim, vlerësim dhe mirënjohje për emigrantët dhe gjithë qytetarët që përfaqësojnë me dinjitet Lezhën. “Dita e Shtegtarëve” kushtuar djemve e vajzave shqiptare, në emigracion, organizohet nga bashkia Lezhë prej 17 vjetësh. Mbrëmjen e kaluar janë mbledhur në sheshin “Gjergj Kastrioti”, me qindra njerëz, të cilët kanë ndjekur koncertin e organizuar me këtë rast. Në skenë ka performuar grupi i mirënjohur shqiptar “Elita 5”, duke i sjellë gjallëri Lezhës së “Besëlidhjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments