Ndonëse jemi në fund të muajit shtator, qindra turistë, kryesisht të huaj, po e vizitojnë Gjirokastrën. Destinacioni më i ri i frekuentuar këto ditë është Dhoksati, i cili është pjesë e projektit “100 fshatrat”, por kërkohet më shumë vëmendje nga shteti dhe biznesi privat për ta shndërruar atë në një destinacion turistik të njohur ndërkombëtarisht. Një grup turistësh të huaj qëndruan në Dhoksat të Lunxhërisë, ku u njohën me bukuritë natyrore, historinë dhe kanë prekur nga afër mikpritjen e banorëve. “Është hera ime e parë në Shqipëri. Do të qëndroj tre javë. Po më pëlqen gjithçka që shikoj këtu. Sidomos fshatrat, janë shumë të bukur, ushqimi i mrekullueshëm, uji, jemi xhelozë për ujin, sepse uji këtu është shumë i mirë. Sot kemi vendosur të vizitojmë Dhoksatin. Po na pëlqen shumë, natyra, ajri, çdo gjë. Çdo gjë është realisht e bukur” u shpreh njëra nga turistet. “Edhe për mua është hera e parë në Ballkan e në Shqipëri. Vendosa ta vizitoj, sepse kam dëgjuar shumë për të. Është një vend shumë i bukur. Kemi vizituar disa fshatra dhe qytete, por do të qëndrojmë edhe disa ditë për të vizituar sa më shumë vende. Njerëzit këtu janë shumë të dashur, mikpritës, të sjellshëm, bujarë. Jam impresionuar. Ushqimi është fantastik. Jeni me fat që jetoni në Shqipëri. Këtu në Dhoksat po shoh banesa të mëdha, të vjetra prej guri, shumë të bukura. Është një fshat i vogël, por shumë i këndshëm”, tha një tjetër. “Për mua është hera e dytë që vij në Shqipëri, ndërsa Gjirokastërën po e vizitoj për herë të parë. Gjirokastra është shumë e bukur, sidomos fshatrat. Shumë të pastër, me gjelbërim, me pemë. Është e ndërthurur çdo gjë. Sidomos ushqimi na pëlqen shumë, është shumë i shijshëm. Të mos flasim për njerëzit pastaj, janë shumë dashamirës, të ngrohtë, mikpritës, bujarë. Deri tani të gjjthë janë sjellë shumë mirë me ne. Nuk e prisja që të ishte kaq mirë këtu. E kisha imagjinuar ndryshe. Unë do të rikthehem sërish, madje do ua sugjeroj edhe të afërmve”, vazhdoi një tjetër turiste. Në Dhoksat banorët i kanë kthyer banesat në shtëpi pritëse. Ky fshat është dhe pjesë e projektit të “100 fshatrave”, ndaj teksa do bëhen bashkë investimet e shtetit me nismat private, Dhoksati si destinacion turistik, shumë shpejt do të jetë realitet.https://lajme.rtsh.al/artikull/agroturizmi-ne-gjirokaster-dhoksati-destinacioni-turistik-qe-kerkon-vemendje-nga-shteti-
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on