Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIDëmi nga medikamentet,pasoja nga mjekimi i pasigurtë

Dëmi nga medikamentet,pasoja nga mjekimi i pasigurtë

Një në 20 pacientë vuan dëme të shmangshme nga mjekimi i pakujdesshëm apo praktika e pasigurta. Në nivel global, gjysma e dëmeve që konsiderohen të parandalueshme në kujdesin mjekësor lidhen medikamentet, një e katërta e të cilave klasifikohen si tepër të rënda ose kërcënuese për jetën. Të dhënat janë bërë publike nga OBSH në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë së Pacientëve ku theksohet se barra e rëndë që po vjen nga ilaçet e gabuara apo mjekimi I pakujdesshëm është rritur ndjeshëm pas pandemisë. Të moshuarit janë një nga grupet më të rrezikuara nga dëmet e ilaçeve, sidomos ata që marrin shumë medikamente njëherësh. Po kështu një studim i bërë në vitin 2021 tregoi se një në çdo tre të anketuar pranoi se ishte vetë-mjekuar për të parandaluar COVID-19. Kjo sipas ekspertëve është e patolerushme, sepse praktika të tilla kanë çuar shpesh në pasoja të rrezikshme për jetën si rezultat i ndërveprimeve të medikamenteve, dhe administrimit të gabuar të dozës apo zgjedhjes së trajtimit. OBSH konstaton shkallë të lartë të dëmtimit të pacientëve edhe në sallat kirurgjikale që lidhen kryesisht me mjekimin gjatë një ndërhyrjeje, gjatë qëndrimit në reanimacion apo kur pacienti paraqitet në urgjencë. Medikamentet janë mjete të fuqishme për mbrojtjen e shëndetit, po nëse përshkruhen dhe meren gabimisht ose janë jocilësore, mund të shkaktojnë dëme serioze si pa aftësi apo humbje jete. Kostoja globale e lidhur me gabimet në mjekim është vlerësuar në 42 miliardë dollarë në vit.https://lajme.rtsh.al/artikull/demi-nga-medikamentet-obsh-nje-ne-20-paciente-pasoja-nga-mjekimi-i-pasigurte

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ