Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEDëbora zbardh malin e Dhëmbelit në Përmet

Dëbora zbardh malin e Dhëmbelit në Përmet

Dëbora ka zbardhur malin e Dhëmbelit në Përmet, duke ofruar për vizitorët pamje magjike. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Përmeti dhe nga mali i Dhëmbelit. Kumbaro tha se “bora e parë ka zënë vend në Dhëmbel”. Përmeti i ofron turistëve dhe vizitorëve çdo gjë në çdo stinë, ku tashmë majat e maleve me dëborë duken sikur u bëjnë ftesë vizitorëve për të kaluar një fundjavë ndryshe në këtë destinacion. Gjatë viteve të fundit turistët kanë gjithnjë e më shumë një trend në rritje për të vizituar Përmetin, që ruan në territorin e tij destinacione të rëndësishme të ekoturizmit, turizmit të aventurës me biçikletë, hiking dhe atë lumor. Në këtë qytet gjenden parqe të mëdha natyrorë, shumë monumente natyrore, kulturore e pika turistike, të cilat vlejnë të vizitohen e të shikohen nga afër. Një vend të veçantë zënë kishat si ajo Shën Kollit, Kisha e Shën Premtes, Kisha e Shën Mërisë në Bënjë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Kosinë, Kisha e Shën Mërisë në fshatin Leusë. Në Përmet ndodhet edhe Teqeja e Alipostivanit, e ngritur mbi një kodër të bukur mbi fshatin Alipostivan. Në pjesën lindore të tij ndodhen ujërat termale të Bënjës, të njohura për vlerat kurative si dhe për kanionet shkëmbore të Langaricës me Shpellën e Pëllumbave. Ndërsa Ujërat Termale të Bënjës çdo vit tërheqin mijëra vizitorë vendas e të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments