Një hap i vogël nuk të tremb si vrapimi i një maratone. Por një hap i vogël pas tjetrit mund të të çojë shumë më larg, shkruan salute.eu.
Pra, pak rregulla të thjeshta dhe disa strategji për të qenë mirë në moshë të thyer, për të jetuar gjatë dhe mbi të gjitha për ta bërë këtë në shëndet të mirë.
Shtyllat e jetëgjatësisë janë ushqimi i ekuilibruar, lëvizja e rregullt, gjumi i mjaftueshëm dhe menaxhimi i stresit.
Nuk ka nevojë të jesh perfekt, por i qëndrueshëm, dhe rezultatet nuk vonojnë të shfaqen.
Ky studim ka rrëzuar të gjitha mitet dhe lajmet e rreme që qarkullojnë në internet: nga peptidet “mrekullibërëse” te terapitë intravenoze, nga ozoni dhe detokset agresive te ujërat “speciale”, si ai alkalin që pretendohet se neutralizon aciditetin.
Po ashtu përmenden krioterapia, dhoma hiperbarike apo fotomodulimi.
Por thelbi është të qëndrojmë vigjilentë, sepse aty ku mund të ketë një bazë shkencore, shpesh ka vetëm marketing.



