Certifikata e re e Kontrollit Teknik po nxjerr në pah abuzimet që kryhen me uljen e kilometrazhit të mjeteve. Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja informoi se “çdo ditë, në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur dhe me ndërhyrje abuzive”. “Këto mjete po bllokohen pas analizës së historikut nga sistemet tona deri në korrigjimin e odometrit. Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë”, u shpreh ai. Sipas kreut të DPSHTRR-së, gjurma historike e manovrave me kilometrazhin do t’i shërbejë blerësve eventual që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më. “DPSHTRR mirëkupton rastet kur posedues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe nxit qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim. Stop uljes së kilometrave! Ndal spekullimit me odometrin! Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun! Kush abuzon ngel në kolaudim”, u shpreh Gonxhja. Tashmë, certifikata e re e Kontrollit Teknik që lëshohet në çdo Qendër Kontrolli Teknik, është e një modeli tërësisht evropian. Gonxhja shtoi se “DPSHTRR mirëpret kërkesa individuale për verifikim të mjeteve rrugore dhe inkurajon konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni”. “Sugjerojmë qytetarët që të verifikojnë saktë dokumentacionin e mjetit si edhe të kërkojnë nga shitësi që të garantojë historikun e kilometrazhit ose të ketë kryer një Kontroll Teknik me certifikatën, modeli i ri me historik kilometrazhi. DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh kreu i DPSHTRR-së.
Certifikata e re e Kontrollit Teknik me historikun real të kilometrazhit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on