Wednesday, March 26, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTBylis, starti i Superiores me fitore

Bylis, starti i Superiores me fitore

Bylis rikthehet me bujë në Kategorinë Superiore, ndërsa ka shfrytëzuar maksimalisht të luajturin në javën e parë në “Adush Muça”, atje ku ka pritur Kastriotin. Një pjesë e parë e luftuar nga të dyja palët, ndërsa përtej rasteve për shënim, gjithçka ka mbetur e bardhë pa gola. Pjesa e dytë duket se ka qenë çelësi i suksesit për skuadrën e Arjan Bellait. Në harkun kohor të tre minutave, Bylisi ka shënuar dy herë në portën krutane. Fillimisht realizon Entoni në të 65’, teksa me një lëvizje fantastike brenda zonës së rreptësisë krutane gjen golin e parë. Miqtë humbasin qetësinë dhe prej kësaj përfiton Bylisi, që shënon një eurogol me Kaçorrin në të 68’. E ky gola është ruajtur me fanatizëm deri në fund, ndërsa Bylis merr trepikëshin e parë të sezonit. Starti i kampionatit duket “fotokopje” e sezonit të kaluar për krutanët, që po në javën e parë, por asokohe në shtëpi, ishin mundur nga Dinamo. Ajo që i ka bërë nder skuadrës ballshiote ishte dhe mbështetja maksimale, ndërsa hyrja në stadiumin “Adush Muça” ishte falas.https://sport.rtsh.al/artikull/bylis-starti-i-superiores-me-fitore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ