Politika monetare shtrënguese që po ndjek Banka e Shqipërisë, synon ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe mbajtjen nën kontroll të inflacionit që në gusht ka prekur normën rekord prej 8%, kryesisht prej shtrenjtimit të fortë të ushqimeve dhe karburanteve, si pasojë e luftës në Ukrahinë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, presionet e huaja inflacioniste shënuan një rritje të çmimeve në tregun vendas, që në muajt korrik e gusht, respektivisht prekën vlerat 7.5 % dhe 8.0 %. Ndërkohë që tendenca e rritjes së çmimeve po bëhet prezente në një gamë më të gjerë mallrash dhe shërbimesh. Në raportin e publikuar së fundmi BSH-ja argumenton se lufta në Ukrainë përkeqësoi problemet ekzistuese të ofertës globale dhe shkaktoi probleme të reja, kryesisht në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjetike dhe të lëndëve bazë. Si rezultat, çmimet e këtyre produkteve u rritën shpejt në tregjet globale dhe në vendin tonë. Por paralelisht me to, vëren BSH-ja, rritja e kërkesës agregate në vend ka mbështetur zgjerimin e punësimit dhe të pagave dhe ka shtuar presionet e brendshme inflacioniste. Në përditësimin e parashikimeve të saj Banka Qendrore, vlerëson se inflacioni do të kthehet në objektiv gjatë vitit 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit 2024. “Në terma të dinamikës kohore, inflacioni pritet të mbetet i lartë në dy tremujorët në vazhdim dhe të nisë rënien në periudhën pasuese. Ky parashikim faktorizon pritjet për zbutjen progresive të presioneve inflacioniste në ambientin e huaj. Gjithashtu, ai kërkon normalizimin e qëndrimit të politikës monetare, për të siguruar kontrollin e efekteve të raundit të dytë në ekonominë vendase”, thekson BSH-ja në raportin e fundit mbi politikën monetare.https://ata.gov.al/2022/10/06/banka-e-shqiperise-inflacioni-do-te-ulet-ne-2023-shin/
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on