Gjatë vitit 2022, nëpërmjet ankandeve të planifikuara, për nevojat e rritjes së rezervës valutore të vendit, Banka e Shqipërisë bleu 140 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Sipas BSH-së, për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 16 ankande të blerjes së euros, që do të zhvillohen mes datës 17 shkurt dhe 20 dhjetor. Vlera e blerjeve të euros parashikohet në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove, në rritje të konsiderueshme krahasuar me shifrat e pritshme të këtij viti. Ndërkohë në fund të muajit tetor, rezerva valutore e vendit preku vlerën 4.96 miliardë euro, në rritje me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ATA