Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALEBie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit

Bie me 3.1 % numri i aksidenteve gjatë tetëmujorit

Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3.1 %. Të dhënat tregojnë se numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa aksidentet rrugore, në 12.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjithsesi, numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments