Shitjet dhe numri i të punësuarve në hotele shënuan një rritje prej pak më shumë se 4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa pagat raportohen të kenë shënuar rritje mbi 25 %. Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi statistikat afatshkurtra të shërbimeve për tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të cilit gjatë periudhës prill-qershor, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4.4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2022, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4.2 %, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 25.1 %, krahasuar me tremujorin e dytë. Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti arriti 3.396.932. Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ky numër është rritur me 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Por shifrat u dyfishuan gjatë sezonit veror. Të dhënat e INSTAT tregojnë se vetëm gjatë muajit gusht Shqipëria u vizitua nga gati 2 milionë të huaj. Një raporti i publikuar nga Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), tregon se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë kaluar 1702 068 netëqëndrime në Shqipëri, ose 44.1 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Referuar raportit, Shqipëria renditet vendi ynë me rritjen më të lartë të netëqëndrimeve, duke qenë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 12.9 %.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on