“Linja të guximshme, linja të brishta” titullohet ekspozita personale e artistes ukrainase, Olia Fedorova e hapur në Qendrën e Artit Bashkëkohor ZETA në kryeqytet.
Miq e kolegë, sikundër edhe dashamirës të artit mirëpritën hapjen e ekspozitës në të cilën, Fedoroca vijon të punojë me peizazhet e atdheut të saj – Ukrainës – përmes hartave.
Ekspozita realizohet si pjesë e rezidencës së Olia Fedorovës në Tiranë në kuadër të Programit të Bursave të Atelierit të Huaj nga Land Steiermark (Qarku i Styrias, Austri).
Artistja tregoi për ATSH edhe përshtypjet nga Tirana duke vlerësuar jetën e pasur artistike që ka gjetur në kryeqytetin shqiptar, sikundër edhe mikpritjen e njerëzve.





