Ministri theksoi se ky projekt energjetik 110/20 kV është unik në llojin e tij, pasi do të ndërtohet nëntokë, duke garantuar siguri dhe furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të ardhmen.

“Me një investim prej 22,5 milionë euro, projekti është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it”, shtoi Karkaçi.

Reforma në sektorin energjetik, sipas tij, po jep rezultate konkrete, duke rritur besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve tona publike, ku shembulli më i fundit është edhe kjo marrëveshje.