Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE mbështetje për Ukrainën

BE mbështetje për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë siguruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mbështetjen e vazhdueshme të Evropës në luftën kundër Rusisë, por kanë bërë shumë pak zotime konkrete. “Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë Ukrainës dhe do të ofrojë mbështetje të palëkundur për aq kohë sa do të duhet”, thuhet në një deklaratë të miratuar sot në orët e para të mëngjesit gjatë një samiti, në Bruksel. “Lufta brutale e Rusisë, e cila ka zgjatur pothuajse një vit të plotë, ka sjellë vuajtje dhe shkatërrim të madh për Ukrainën dhe popullin e saj. Rusia duhet të ndalojë menjëherë këtë luftë mizore”, sipas deklaratës. Në deklaratë bëhet thirrje për rritjen e “presionit kolektiv” kundër Rusisë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët. Megjithatë, udhëheqësit ishin më të rezervuar për të furnizuar më shumë armë si avionë luftarakë, pavarësisht lutjes së Zelensky. “Zelensky ishte mysafir në samitin e BE-së, udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga fillimi i luftës, dhe i dha secilit udhëheqës një listë të përshtatur të pajisjeve që Ukrainës i nevojiten për të luftuar Rusinë”, sipas një zyrtari të BE-së. “BE-ja dhe partnerët e saj do të rrisin përpjekjet për përdorimin e fondeve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, në përputhje me ligjet e BE-së dhe ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e liderëve të BE-së. “Bashkimi Evropian pret të punojë ngushtë me Ukrainën dhe ta mbështesë atë në përpjekjet e saj për të përmbushur plotësisht të gjitha kushtet për anëtarësimin në bllok. Këshilli Evropian përsërit se e ardhmja e Ukrainës është brenda Bashkimit Evropian”, sipas deklaratës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments