Gjithsej 18 991 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, si rezultat i tërmeteve që goditën gjithashtu Sirinë fqinje këtë javë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. ”Më shumë se 75 000 njerëz janë shpëtuar”, shtoi ai, ndërsa pranoi se ka pasur disa pengesa në reagimin e qeverisë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse. Numri i vdekjeve të regjistruara në Siri aktualisht është 3 384, duke e çuar totalin në të dy vendet në 22 375. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121 128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Rreth 75 780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi. atsh
TURQI & SIRI – 22 375 viktima nga tërmeti i 6 shkurtit
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on