“Immortelle” është një biznes i ri familjar në Shqipëri i themeluar nga 26-vjeçarja Migena Xheleku, ku spikat përkushtimi për të prezantuar një model kultivimi të bimëve mjekësore që garanton certifikimet e nevojshme dhe që nuk sjell zhdukjen e këtyre bimëve. Përzgjedhja si një prej fituesve të “Challengefund”, pjesë e programit të BE-së për Inovacionin që zbatohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, mundësoi krijimin e një akademie për rritjen e bimëve mjekësore, ku fermerët për herë të parë do të mësojnë njohuri teorike dhe praktike në ambientet e fermës, që garantojnë prodhim sipas standardeve më të mira dhe eksport të sigurtë. Migena tregon se pasioni për bimët mjekësore e shtyu atë të gjente mënyra për t’i kultivuar ato në tokat e familjes së saj. Angazhimi në këtë sipërmarrje dhe lëvizjet me familjen, e kanë bërë Migenën që të njihet me shumë fermerë që merren me kultivimin e bimëve mjekësore aromatizuese në Shqipëri dhe jashtë vendit. “Njëra nga kulturat e bimëve mjekësore që unë kam sjell në fshatin tim në Stërmas, është “Immortelle”, mjaft e kërkuar nga tregu”, thotë Migena, teksa vlerëson se krijimi akademisë për rritjen e bimëve mjekësore, është një mundësi e mirë që u vjen në ndihmë fermerëve të këtij sektori, për të mësuar çdo hap në këtë sipërmarrje, që nga mbjellja e deri në tregtimin e tyre. “Përmes kësaj akademie, fermerët do të kenë mundësi të mësojnë se çfarë duhet të kultivojnë në tokat e tyre, që të jetë me vlerë”, tha ajo. Sektori i bimëve mjekësore është një nga shtyllat e ekonomisë së Shqipërisë dhe ky sektor vijon të jetë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit duke pasur parasysh kërkesën e lartë në tregun ndërkombëtar. Të ardhurat që gjenerohen nga ky sektor, përfshirë edhe angazhimin në punë të të rinjve në zonat rurale janë të konsiderueshme.https://ata.gov.al/2022/10/03/be-mbeshtet-akademine-per-rritjen-e-bimeve-mjekesore/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on