-Presidenti polak, Zbigniew Rau ka nënshkruar një notë diplomatike lidhur me kërkesat e vendit të tij për dëmshpërblim nga Gjermania. “Nota diplomatike do t’i dorëzohet Ministrisë së Jashtme gjermane në Berlin”, deklaroi sot Rau në Varshavë. “Nota shpreh bindjen e ministrit të Jashtëm polak se palët duhet të ndërmerrnin hapa të menjëhershme drejt një zgjidhjeje të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare ligjore dhe materiale për pasojat e agresionit dhe pushtimit gjerman nga viti 1939 deri në 1945″, tha Rau. Baerbock ka planifikuar të vizitojë të hënën Varshavën, ku pritet të marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga ambasada gjermane me rastin e Ditës së Unitetit Gjerman. Të martën në mëngjes, Baerbock do të takohet me homologun e saj polak, Zbigniew Rau në Ministrinë e Jashtme. Në fillim të shtatorit, komisioni parlamentar në Varshavë paraqiti një raport që vlerësonte humbjet e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore në mbi € 1.3 trilion (1.27 trilion dollarë). Në të njëjtën kohë, Kaczyński rinovoi kërkesën e tij për pagesa kompensimi. Kjo çështje pritet të luajë një rol të rëndësishëm gjatë takimit midis Baerbock dhe Rau. Qeveria gjermane ka refuzuar kërkesën për dëmshpërblime, duke iu referuar “Traktatit Dy Plus Katër” të vitit 1990 për pasojat e politikës së jashtme të bashkimit gjerman, për të cilin Berlini beson se e ka zgjidhur çështjen.https://ata.gov.al/2022/10/03/poloni-rau-nenshkruan-noten-diplomatike-rreth-kerkesave-per-demshperblim/
Rau nënshkruan notën diplomatike rreth kërkesave për dëmshpërblim
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on