Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBB: Ekonomia shqiptare trend në rritje

BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje

Banka Botëtore vlerëson pozitivisht trendin në rritje të ekonomisë shqiptare, teksa shpreh angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në disa drejtime kryesore ekonomiko-sociale. Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, tha se, ekonomia shqiptare duhet të orientohet drejt eksporteve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore, si sektorë potencialë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. I pranishëm në një takim biznesi që u zhvillua në Tiranë, ai theksoi se, “nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve”. Salinas tha se BB në bashkëpunim me qeverinë po punojnë për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete. “Kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë, kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja. Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para, është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë. Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por edhe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri. Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments