Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTBarazimi, Një mësim për Ballkanin

Barazimi, Një mësim për Ballkanin

Ballkani ka qenë të enjten shumë pranë një fitoreje historike ndaj Klujzhit të Rumanisë, por është detyruar të kënaqet me një pikë të vetme në takimin e parë të grupit G të Ligës së Konferencës, që është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, që u mbyll në barazim 1-1. Në fakt, ndeshja e parë e kampiones së Kosovës në fazën e grupeve të veprimtarisë së 3-të të klubeve të kontinentit ka parë skuadrën e trajnerit Ilir Daja, të kalojë në epërsi në minutën e 65-të, por do të ndëshkohet pikërisht në minutën e parë shtesë, kur Klujzhi do të gjejë golin e barazimit. “Ne kishim kontrollin i lojës, gjithçka u kontrollua nga futbollistët tanë, të cilët siç kam thënë janë futbollistë me personalitet, – ka deklaruar Daja pas ndeshjes. – Bëmë lojë nga poshtë, duke e shmangur presionin nga skuadra kundërshtare dhe nuk i lejonim skuadrës kundërshtare asgjë. Na mungoi prezenca e kapitenit Kuç. Me vjen keq që barazuam, por do ta marrim këtë barazim si një mësim për të ardhmen”, – ka përfunduar trajneri nga Tirana. Edhe takimi tjetër i grupit G, midis Sllavias së Pragës dhe Sivasporit, u mbyll në barazim 1-1 dhe të 4 skuadrat kanë nga një pikë pas ndeshjeve të para. Në vijim, skuadra e Dajës do të luajë dy ndeshje në fushë të huaj, ndaj Sllavias në Pragë më 15 shtator, kurse më 6 tetor do të jetë mysafir i Sivasporit.https://sport.rtsh.al/artikull/ilir-daja-barazimi-nje-mesim-per-ballkanin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ