Çmimet e konsumit në Austri shënuan një rritje në tetor, kryesisht për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe karburantit, sipas vlerësimeve paraprake te Zyrës së Statistikave të Austrisë. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 11,0% në tetor krahasuar me 10,5% në shtator. “Rritja e çmimeve tani ka prekur pothuajse të gjithë sektorët, përveç ushqimit dhe gastronomisë. Rritje të konsiderueshme të çmimeve tani mund të vërehen edhe në veshjet”, tha drejtori i Përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit të BE-së, u rrit me 11,5% në terma vjetore, në tetor, pas një rritjeje prej 10,9% në muajin e mëparshëm. Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1% në muajin tetor, pas një rritjeje prej 1,6% në muajin e kaluar. Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 1,2% në tetor.http://ata.gov.al/2022/10/31/austri-inflacioni-rritet-ne-11-ne-tetor/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on