Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave u mblodhën sot për të analizuar performancën, por edhe për të diskutuar përmirësimin e procesit dhe koordinimin e duhur të të gjitha stafeve teknike për të pasur punë e rezultate më cilësore. Në mbledhje morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, shefi i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, sepcialistët e këtij departamenti Sulejman Mema e Denis Lilo si edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare U-21, U-20, U-19, U-18, U-17, U-16 e U-15 më konkretisht Alban Bushi, Ilias haxhiraj, Armando Cungu, Ardi Behari, Ervin Bulku, Agron Kërçova e Armand Damo. Disa prej trajnerëve nuk ishin të pranishëm fizikisht në sallë për shkak të impenjimeve në terren dhe e ndoqën mbledhjen online përmes video-konferencës. Si fillim Sekretari Shulku vlerësoi punën e bërë deri më tani në të gjitha e ekipet kombëtare të moshave, teksa e vuri theksin te bashkërendimi i punës mes trajnerëve për elementët e spikatur dhe ndjekja e tyre në vazhdimësi, jo vetëm kur janë të grumbulluar me ekipet kuqezi, por edhe gjatë stërvitjeve apo ndeshjeve me klubet përkatëse. Sipas tij, është shumë e rëndësishme që talentet të kenë të gjithë vëmendjen e duhur nga trajnerët dhe të ndiqet procesi i rritjes së tyre hap pas hapi. Në këtë mbledhje u zhvillua analiza sezonale për të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare që nga mosha U-15 e deri te ajo U-21 dhe performanca ekipore e menaxheriale të shfaqur nga këto skuadra. Gjithashtu, theksi u vu te ndjekja me prioritet e lojtarëve të rinj që aktivizohen jashtë Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me skautët e FSHF-së në të gjithë Europën. Trajnerët dhe drejtuesit e Departamentit të Ekipeve Kombëtare folën edhe për problematikat dhe ku duhet drejtuar fokusi në të ardhmen për të përmirësuar nivelin e stërvitshmërisë së lojtarëve që në nivel klubesh si edhe mënyra e seleksionimit që nga ekipet përfaqësuese rajonale e deri te Kombëtarja U-21. Ndër të tjera u diskutua edhe për programin vjetor që duhet të ketë çdo trajner sa i përket ndeshjeve apo turneve zyrtare, grumbullimeve, ndeshjeve miqësore apo seleksionime brenda dhe jashtë vendit. Trajnerët e ekipeve Kombëtare do të mblidhen rregullisht për të diskutuar për problematikat dhe çështjet që duhen diskutuar apo bashkërendimin e aktiviteteve në vazhdimësi.https://sport.rtsh.al/artikull/analiza-e-performances-me-trajneret-e-kombetareve-te-moshave
Analiza e performancës e Kombëtareve të moshave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on