Bashkimi Europian është shqetësuar për ligjin për amnistinë fiskale që kryeministri Edi Rama do të aplikojë në Shqipëri. Pas një takimi me përfaqësues të qeverisë, burime nga përfaqësia e BE-së në Tiranë, deklaruan se shqetësimi për këtë çështje, është serioz. “Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, thuhet nga burimet e BE. Një përgjigje e tillë për procedurën e shpallur prej kohësh nga qeveria shqiptare, e kufizuar në faktin se shqetësimi i takon draftit aktual, nga ana tjetër lë të hapur diskutimin nëse ky legjislacion do të vazhdojë ose jo. Bashkimi Europian që siguron se do të vazhdojë konsultimet për ta rishikuar këtë legjislacion, duket se ka lënë një shteg të hapur, përkundrejt një mohimi të plotë të ushtrimit të kësaj mundësie legjislative nga ana e qeverisë shqiptare. Pavarësisht kritikave të mara nga faktori ndërkombëtar mbi amnistinë fiskale për emigrantët, kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund kësaj nisme.https://lajme.rtsh.al/artikull/amnistia-fiskale-be-e-shqetesuar-per-draftin-e-qeverise-te-rishikohet-legjislacioni-
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on