Thënia e ish-Presidentit të SHBA, Barack Obama se, “Ndryshimi nuk do të vijë nëse e presim nga një person tjetër apo një kohë tjetër. Ne jemi ata që kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë”, është motoja e gjashtë klubeve “Të Rinjtë Për Ndryshim”. Këto klube janë pjesë e një nisme për përfshirjen e komuniteteve shqiptare në edukimin qytetar, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Kjo nismë bashkon nxënës nga shkollat e mesme publike dhe shkollat e komunitetit fetar në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan, të cilët kanë punuar në projekte të përbashkëta për të ngritur çështjet më urgjente të komunitetit, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve për punë dhe mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë. Duke folur në një aktivitet për të prezantuar këto projekte në Medresenë e Tiranës, Zëvendës Shefja për Marrëdhëniet me Publikun e ambasadës së SHBA, Amanda Roberson vlerësoi punën e nxënësve dhe i nxiti ata që të vazhdojnë të jenë qytetarë aktivë dhe drejtuesit e ardhshëm të komunitetit.https://ata.gov.al/2022/07/19/ambasada-e-shba-nisme-per-perfshirjen-e-komuniteteve-shqiptare-ne-edukimin-qytetar/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on