Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIAksi Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogorasë hapen në fund të qershorit

Aksi Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogorasë hapen në fund të qershorit

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se aksi rrugor Thumanë-Kashar hapet më 30 qershor. Në konferencën “Vera 2024, siguri, mikpritje, shërbime dhe infrastrukturë për pushuesit”, që po mbahet në Tiranë, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, si dhe aktorë të fushës, Balluku bëri të ditur se 2024 do të jetë një vit me shumë dorëzime veprash dhe hapje kantieresh të reja. “Aksi Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër asket rrugore më kyçe të këtij korridori, pasi do të shpëtojë një herë e mirë trafikun që shkon dhe vjen nga Veriu drejt Rinasit, më 30 qershor do të jetë një aks i përshkueshëm. Me shumë gëzim do t’ia dorëzojmë Policisë së Shteti që të nisë operacionet dhe të ketë monitorim të plotë”, u shpreh Balluku. Zv/kryeministrja bëri të ditur se edhe tuneli i Llogorasë do të hapet një apo dy ditë më pas. “Tuneli i Llogorasë është perla e infrastrukturës shqiptare, me gjatësi 6 km, një vepër arti. Gjeologjia na ka ndihmuar atje, ndryshe nga puna te tuneli i Murrizit, por edhe ky tunel do të dorëzohet brenda 2024, duke mbyllur njëherë e mirë Rrugën e Arbrit”, tha Balluku. Sipas saj, këto vepra mbaheshin në sirtar, duke u konsideruar ëndrra. “Ndërkohë që ishin punë publike për t’u kryer prej vitesh, pasi ndikimi ekonomik që këto korridore kanë, si Korridori Blu edhe Korridori 8, që është në ndërtim e sipër, ashtu sikundër aeroportet apo portet, është i pamatshëm.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ