Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu; më të dukshme në zonat Jugore – Jugperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira POR nuk priten reshje; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 13°C pritet vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.



