Nuk duhet të kemi iluzione se çfarë do të thotë kjo luftë për Putinin. Është e qartë se kjo ka të bëjë me fshirjen e një Ukraine të lirë dhe të pavarur nga harta, deklaroi presidentja në largim e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Samitin e Demokracisë. ”Është një luftë ndaj sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe një kërcënim ekzistues për Evropën, liritë dhe demokracitë tona”, theksoi von der Leyen. “Unë jam veçanërisht e shqetësuar për rritjen e ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit në shoqëritë tona, demokracitë tona dhe zgjedhjet tona. Vetëm mendoni për atë që kemi parë javët e fundit në të gjithë Evropën”, shtoi ajo. ”Kemi parë politikanë të ekstremit të djathtë dhe kandidatë kryesorë të AfD në Gjermani në xhepat e Rusisë. Ata po ia shesin shpirtin propagandës ruse”, theksoi ajo
Von der Leyen: Politikanë evropianë po shiten te propaganda ruse
RELATED ARTICLES