Një mision i përbashkët detar i Bashkimit Evropian ka zmbrapsur 11 sulme nga militantët Houthi të Jemenit në Detin e Kuq, deklaroi shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josef Borell. “Në më pak se dy muaj që nga fillimi i operacionit, operacioni ka shoqëruar 68 anije dhe ka zmbrapsur 11 sulme”, u tha Josep Borrell gazetarëve në Bruksel. Operacioni u miratua nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së më 19 shkurt.
Anijet ushtarake që marrin pjesë në mision ofrojnë shoqërim të armatosur për anijet tregtare që lundrojnë në Detin e Kuq. Forcat Houthi të lidhura me Iranin në Jemen kanë sulmuar trafikun e anijeve në atë që ata thonë se është një përgjigje ndaj veprimit ushtarak izraelit në Gaza. Komandanti i operacionit, kundëradmirali Vasileios Gryparis, deklaroi se ‘’anijet tona rrëzuan nëntë mjete ajrore pa pilot, një anije sipërfaqësore pa pilot dhe katër raketa balistike kundër anijeve”