Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Carmina Burana”, një opera-balet ndryshe vjen në TKOBAP

“Carmina Burana”, një opera-balet ndryshe vjen në TKOBAP

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor bën me dije se këtë javë do të vërë në skenë “Carmina Burana” ndryshe nga herët e tjera: një opera – balet me koreografi e skenografi të YOURI VÀMOS! Kjo shfaqje do të bëjë bashkë në skenë njëkohësisht mbi 200 artistë, që nga solistët, Orkestra Simfonike, Trupa e Baletit, Kori i TKOB-së, Kori i Zërave të Bardhë dhe Formacioni Vokal i Forcave të Armatosura, që do ta sjellin ndryshe këtë vepër, e cila vitin që shkoi ishte SOLD OUT, shumë para shfaqjes. “Carmina Burana” do të dirigjohet nga polaku Rafał Janiak, që mban titullin asistentdirigjent në Orkestrën Kombëtare Filarmonike të Varshavës; me baletmaestër Carlos Montalvan, Alisa Gjoni dhe Gerd Vaso dhe me sopranon Rovena Xhelili, tenorin Matias Xheli dhe Baritonin Armando Likaj. Ky kast i gjerë virtuozësh do të bëjë që “Carmina Burana” të jetë një eksperiencë e paharrueshme. Shfaqja do të jepet në datat 15-16 mars, ora 19:00. Biletat, për të interesuarit, shiten pranë sportelit të TKOBAP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments