“Wom Travel”: Shqipëri-Vendet që nuk duhet të humbisni

0
1

Ka shumë pak vende që mbeten ende sekrete në Evropë. Jeni duke kërkuar për një destinacion pushimi ende të pacënuar? Ne ju sugjerojmë Shqipërinë, shkruan Rosanna Carrizzo në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”. Bregdeti shqiptar së shpejti do të bëhet një tjetër destinacion i madh veror, por tani për tani ju mund të shijoni plazhet spektakolare të pacenuar dhe detin bruz. Shqipëria është ende një destinacion i panjohur, pavarësisht pozicionit të shkëlqyer të vijës bregdetare të lagur nga deti Adriatik dhe Jon. Ja arsyet që do t’ju bëjnë të zgjidhni Shqipërinë për udhëtimet tuaja të ardhshme verore.