Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEMakina inteligjente zbuloi 1 632 mjete rrugore debitore

Makina inteligjente zbuloi 1 632 mjete rrugore debitore

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe taskforcën e Transportit Rrugor (MIE) vijojnë aksionin e përbashkët për të evidentuar mjetet që qarkullojnë në kundërshtim me aktet ligjore, konkretisht mjetet debitore, pa paguar taksat, mjetet pa kontroll teknik dhe pa siguracion të vlefshëm! Sipas DPSHTRR-së, Makina Inteligjente e ka skanuar 12,362 mjete nga të cilat janë zbuluar 1,632 mjete rrugore debitore që nuk kanë paguar taksat dhe pa kontrollin teknik të vlefshëm. Sipas DPSHTRR-së, masa konkrete u morën nga Policia Rrugore dhe Taskforca e Transportit Rrugor, sipas legjislacionit në fuqi, ku u mbajtën akt konstatimet me masa administrative dhe tërheqje të lejes së qarkullimit, për të gjitha mjetet e konstatuara në qarkullim në shkelje të dispozitave ligjore. “Ky aksion do të vijojë në mënyrë të pandërprerë me synim urgjent të ndërgjegjësimit publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor, me theks të veçantë sigurinë rrugore dhe rritjen e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve”, njofton DPSHTRR-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ