Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVárhelyi: BE plan të ri për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Várhelyi: BE plan të ri për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Várhelyi deklaroi sot se po përgatitet një plan i ri për të përshpejtuar rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Várhelyi mori pjesë në Ministerialin euroballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni, zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë. “Në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është më shumë se kurrë një investim për paqen, sigurinë dhe begatinë në kontinentit tonë. Është një investim për të ardhmen tonë të përbashkët për të cilën ky komision ka punuar fort qysh prej fillimit të mandatit të tij duke prezantuar një metodologji të re për zgjerimin, miratimin dhe zbatimin e nje plani për investime në ekonominë e rajonit”, u shpreh Komisioneri. Ai vuri në dukje se plani për investime ekonomike, me vlerë 30 miliardë euro është shtylla kurrizore e lidhshmërisë dhe planit të integrimit. “Ndërsa ne po ndihmojmë me diversifikimin e burimeve energjitike dhe dekarbonizimin e ekonomive te Ballkanit Perëndimor, kalimin drejt një sistemi transporti më të qëndrueshëm, mbledhjen e të dhënave për të mbështetur sektorin, dhe për të shkuar drejt një rajoni më të gjelbër dhe të dixhitalizuar”, shtoi Várhelyi. Komisioneri tha se zbatimi i planit po ecën me hapa të shpejta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments