Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALEBE, 19 milionë euro grant për trajtimin e mbetjeve të ngurta

BE, 19 milionë euro grant për trajtimin e mbetjeve të ngurta

Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) prezantuan projektin “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Axhendën e Gjelbër – Infrastruktura e Mbetjeve në Shqipëri”.

I financuar nga BE me një grant prej 19 milionë euro dhe zbatuar AFD, projekti do të ndihmojë në reduktimin e ndikimit mjedisor dhe shëndetësor të mbetjeve të ngurta në pikat fundore të mbetjeve në Kukës dhe Gjirokastër/Vlora Jugore.

Projekti parashikon rritjen e riciklimit me qëllim reduktimin e vëllimit të mbetjeve dhe ngritjen e landfilleve të reja sipas modeleve të Bashkimit Evropian dhe lehtësimin e menaxhimit të mbetjeve për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e gazeve serrë. Projekti do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë që të përafrohet më tej me standardet e BE-së në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Projekti do të përmirësojë kushtet e jetesës së afro 190.000 banorëve në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës.

Ky projekt është në përputhje me Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve të Shqipërisë (NWMP) për periudhën 2020-2035 dhe do të jetë një moment i rëndësishëm historik drejt zbatimit të reformave dhe investimeve në përputhje me direktivat e BE-së për sa i përket ekonomisë qarkulluese dhe përmbushjes së agjendës së gjelbër.

Në një ceremoni të përbashkët, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministrin e Deleguar francez përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, Oliver Becht, ambasadorja franceze në Shqipëri Catherine Suard, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe drejtori i AFD-së për Ballkanin Perëndimor, Arnaud Dauphin, lançuan zyrtarisht këtë projekt të ri. Pas një faze fillestare konsultimesh dhe studimesh teknike, investimet konkrete do të nisin nga viti 2024-2025 për një periudhë katërvjeçare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ