Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Diel,24 Shtator 2023

Europa,Rajoni Moti-E Diel,24 Shtator 2023

Republika e Kosovës; orët e para të mëngjesit do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën. MBETEN prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, POR më të fokusuara do të jenë në zonat Linodre. Temperatura maksimale do të ulen ndjeshëm deri në  24 gradë C.

Pjesa e parë e ditës parashikohet të dominohet nga intervalet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat pas mesdite do të pësojnë zhvillim duke sjellë rrbeshe shiu. Herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere. Parashikohet që; mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, POR mbeten prezente dhe më të theksuara në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke ulur termometrin deri në 8 gradë në mëngjes maksimumi në mesditë më shumë se 25 gradë C.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë në Veri dhe Lindje të kontinentit vranësira të shumta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu pjesa më e madhe e rajonit të Ballkanit do të përfshihet nga rrebeshet e shiut, KU herë pas here në Ballkanin Veriperëndimor do të ketë fuqizim të parametrit të erës. Ndërsa; Europa Jugperëndimore, Europa Qëndrore si edhe Brigjet e Egjeut do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments