Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave. Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”. Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse. Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive. Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut.