Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjendet piktura e Van Gogut e vjedhur nga muzeu holandez

Gjendet piktura e Van Gogut e vjedhur nga muzeu holandez

Një pikturë e Vincent van Gog e vjedhur nga një muze holandez në mars 2020 u kthye në gjendje të mirë por me pak dëmtime, tha Muzeu Groninger i Holandës. Vepra e vitit 1884 e Van Gog në panelin “Spring Garden”, e vlerësuar në disa milionë euro, u vodh në vitin 2020 nga muzeu “Singer Laren”, ku ishte huazuar për një ekspozitë nga muzeu “Groninger”. “Piktura ka disa dëmtime, por në shikim të parë, është ende në gjendje të mirë”, tha muzeu. Vepra do të hetohet shkencërisht në muajt në vijim”, tha “Groninger” në një deklaratë. Vepra iu kthye detektivit të artit Arthur Brand, i cili u përfshi në hetim në bashkëpunim me policinë holandeze. “Muzeu “Groninger” është jashtëzakonisht i lumtur dhe i lehtësuar që vepra është rikthyer”, tha drejtori i muzeut Andreas Blühm. “Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan në këtë rezultat të mirë. Arthur Brand luajti një rol kyç dhe muzeu e vlerëson shumë këtë”, shtoi ai. Në vitin 2021, një i dyshuar u arrestua dhe u burgos me tetë vjet për vjedhjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments