Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) bën të ditur se, me përfundimin e sezonit turistik, do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat Sipas ARRSH-së, në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit. ARRSH njofton se, trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacionale Orikum-Llogora. Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës. ARRSH kërkon mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.
Rruga Orikum-Dukat, ARRSH: Ja si devijon trafiku
RELATED ARTICLES