Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPutin u kërkon zyrtarëve rusë të përdorin vetëm automjete vendase

Putin u kërkon zyrtarëve rusë të përdorin vetëm automjete vendase

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se institucionet publike në vendin e tij duhet të ndalojnë blerjen e automjeteve të huaja. Putin u takua me drejtues të lartë të kompanive të ndryshme në Moskë. Ai tha se Rusia nuk planifikon të ndalojë importet nga jashtë. “Sigurisht që ka nevojë për importe. Por, disa gjëra themelore, përkatësisht gjërat që i konsumojmë vetë, duhet t’u drejtohen prodhuesve vendas”, theksoi Putin. “Për këtë arsye qeveria ruse i jep përparësi mbështetjes financiare për kompanitë vendase. Është e nevojshme të mbështeten kompanitë në Rusi me blerje direkte”, shtoi ai. Duke thënë se refuzoi kërkesën për blerjen e automjeteve të huaja nga institucionet publike në vendin e tij, Putin tha: “Ministritë, agjencitë dhe administratat e ndryshme kërkuan vazhdimin e blerjes së automjeteve të huaja. Unë thashë që duhet shfuqizuar patjetër dhe të gjithë burokratët në vend duhet të ngasin automjete vendase”. Ai potencoi se automjetet vendase mund të jenë “më modeste” në disa raste krahasuar me të kaluarën. “Kjo nuk është një gjë e tmerrshme, përkundrazi, do të ishte mirë. Të gjitha këto autoritete zyrtare e kuptojnë se ne duhet të përpiqemi të zhvillojmë markat vendase të automjeteve dhe produkteve të tjera vendase”, tha presidenti rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments