Pak muaj më parë mbushi 19 vjeç dhe është në kulmin e ëndrrave dhe zhvillimit të pasioneve të saj. Futbolli është një ndër to. Mesfushorja shqiptare Bora Fuçia ka nisur luajtur futboll që në moshën 7-vjeçare dhe katër vite më vonë u regjistrua për herë të parë në një ekip në Gjermani ku luajti për rreth një vit. Edhe pse me moshë duket e vogël dhe të ardhmen e ka përpara, Bora ka kaluar disa mesfusha skuadrash në Francë, Gjermani, Luksemburg e në kampionatin tonë. Tashmë luan me ekipin e “AS Montygni” në Francë, ndërsa është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare U-19 të vajzave. Në një intervistë për rubrikën ‘Talenti Shqiptar’ në fshf.org, Bora na rrëfen karrierën e saj tashmë 8-vjeçare në futboll, idhullin ‘Messi’, ndikimin e futbollit në jetën e saj dhe Kombëtaren kuqezi, ku përjeton edhe emocionet më të mëdha. Bora e ka thuajse të pamundur të harrojë golin e parë të saj me Shqipërinë kundër Letonisë, ndërsa është e bindur se Shqipëria e vajzave ka një të ardhme shumë premtuese përpara. Në fund, mesfushorja shqiptare, e cila luan në Francë ka edhe një mesazh për të gjithë vajzat që nuk luajnë futboll për shkak të mentalitetit. atsh