Wednesday, March 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAFAO: 94 për qind e vendeve konsumojnë ushqim të tepërt

FAO: 94 për qind e vendeve konsumojnë ushqim të tepërt

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, 94 për qind e vendeve konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar në renditjen e bërë bazuar në konsumin ditor të kalorive të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas gazetës “Daily Mail”, në 173 nga 184 vendet e ekzaminuara në studimin “OurWorldInData” të Universitetit të Oksfordit, u zbulua se njerëzit konsumojnë më shumë se 2 000-2 500 kalori të rekomanduara ditore për të dyja gjinitë. Të dhënat e përdorura janë llogaritur mbi sasinë mesatare të ushqimit të blerë nga çdo familje. Bahreini me 4 012 kalori, SHBA-ja me 3 868 kalori, Irlanda me 3 850 kalori, Belgjika me 3 824 kalori dhe Turqia me 3 762 kalori janë në krye të listës, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore është në fund të listës me 1 641 kalori. Studimi zbuloi gjithashtu se në Bahrein, katër nga 10 të rritur vuajnë nga obeziteti. Në studim thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është shkaktari i parë i obezitetit dhe numri i rasteve në mbarë botën, i cili ishte 175 milionë në vitin 1970, sot ka arritur në një miliard. Studimi tërheq vëmendjen për rrezikun e rritjes së përqindjeve të obezitetit, duke thënë se sëmundja në fjalë mund të shkaktojë hipertension, sëmundje të zemrës, Alzheimer dhe probleme të tjera shëndetësore. Po ashtu theksohet se megjithëse kaloritë e ushqimit rriten dita-ditës, elementet ushqyese ulen dhe rezultati është që njerëzit fillojnë të hanë më shumë për të marrë më shumë lëndë ushqyese të dobishme. Të dhënat e hulumtimit janë marrë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ