Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREEkspozitë për veshjet e Manastirit në shtëpinë muze të Sterjo Spasses

Ekspozitë për veshjet e Manastirit në shtëpinë muze të Sterjo Spasses

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë paraqiti ekspozitën “Veshjet e qytetit-Manastir”, në shtëpinë muze të Sterjo Spasse, në Gollomboç. Ky aktivitet u realizua në zbatim të projektit SMART4YOU2 projekt i implementuar nën Programin Ndërkufitar Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ku DRTK Korçë është partner. Ekspozita “Veshjet e Qytetit – Manastir” prezanton objekte nga koleksioni i NI “Instituti dhe Muzeu”- Manastir, të cilat datojnë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të. Ndonëse numri i mostrave nuk është i madh, megjithatë pasqyron zhvillimin kulturor dhe historik të Manastirit, e veçanërisht zhvillimin e veshjeve urbane. Në ekpozitë u treguan dy lloje kostumesh në mënyrën e veshjes: “alla turka” ose mënyrë orientale e veshjes, që është pasojë e sundimit shekullor të turqve dhe atë “alla frënga” ose ndikimi evropian në veshje, sjellë nga numri në rritje i përfaqësuesve të vendeve evropiane. Në fund të shekullit të 19-të dhe fillimet e shek. 20-të, Manastiri kishte një vend qendror në Turqinë evropiane dhe ishte qendër administrative, ushtarake e tregtare me një përbërje të larmishme etnike të popullsisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments