Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE”Palmë e Artë” surprizë për Harrison Ford

”Palmë e Artë” surprizë për Harrison Ford

Legjenda e Hollivudit, Harrison Ford, i cili erdhi për të prezantuar premierën botërore të “Indiana Jones and the Dial of Destiny” në Kanë, mori si dhuratë surprizë një ”Palmë të Artë” nderi para shfaqjes së filmit. “Jam thellësisht i prekur”, reagoi aktori 80-vjeçar amerikan, dukshëm shumë i prekur, pasi mori çmimin nga duart e Thierry Fremaux, anëtarit të jurisë. Duke njoftuar se pjesa e pestë e aventurave të arkeologut të famshëm do të shfaqej në Croisette, organizatorët kishin bërë me dije se Harrison Ford do t’i bëhej një dhuratë e jashtëzakonshme, por pa detaje të mëtejshme. Një figurë e kinemasë hollivudiane, ai ka luajtur një gamë të gjerë personazhesh, nga Han Solo në sagën “Star Wars” tek “Blade Runner”. “Indiana Jones 5” do të shfaqet në kinema në fund të qershorit. Edhe Tom Cruise, i cili erdhi në Kanë vitin e kaluar për premierën e “Top Gun: Maverick”, mori gjithashtu një surprizë nderi një ”Palmë të Artë” përpara shfaqjes së filmit. Këtë vit, një tjetër emër i madh i kinemasë amerikane, Michael Douglas, 78 vjeç, mori të njëjtin çmim të martën, gjatë ceremonisë së hapjes së festivalit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ