Gati 30% e fëmijëve të moshës shkollore në Rajonin Europian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë mbipeshë ose obezë. Numri i fëmijëve që bëjnë pjesë në të dy kategoritë pritet të vazhdojë të rritet në vitet në vijim. Gjetjet u zbuluan nga OBSH në zyrën e saj rajonale në Zagreb në fillimin e një rrjeti politikash për parandalimin e obezitetit tek fëmijët. ”OBSH Europe” iu referua ”Raportit Evropian të Obezitetit 2022”, të cilin organizata e publikoi pak më shumë se një vit më parë. OBSH zbuloi se më shumë se gjysma e të rriturve në Evropë janë mbipeshë. Tek djemtë e moshës nga shtatë deri në nëntë, kjo shifër është 29%, dhe tek vajzat e së njëjtës moshë, 27%. Njerëzit me një indeks të masës trupore (BMI) më të madh se 30 konsiderohen obezë; Klasifikimi i mbipeshës fillon me një BMI më të madh se 25. BMI llogaritet në bazë të gjatësisë dhe peshës. atsh
Rreth 30% e fëmijëve në fillore në Europë janë mbipeshë
RELATED ARTICLES